Java e 6 e kategorise Superiore eshte lene tashme pas por nderkohe “Panorama Sport” ka vijuar punen e saj per percaktimin e formacionit me te mire dhe me te dobet te saj.

Tek formacioni me i mire i kesaj jave bejne pjese edhe tre pjestare te Vllaznise dhe pikerisht mbrojtesit Eni Imami qe shenoi dhe golin e vetem ndaj Bylisit si dhe Aleksandar Isaevski dhe po ashtu, si trajneri me i mire i javes eshte perzgjedhur Elvis Plori.

Vllaznia e shfrytëzoi më së miri frenimin e Partizanit në derbi dhe me fitoren ndaj Bylisit kryesojnë sërish të vetëm Kategorinë Superiore. Në mungesë të trajnerit Tomas Brdariç, për arsye shëndetësore, ekipi shkodran u drejtua nga trajneri i dytë Elvis Plori, i cili tregoi kompetencë.

Pa dyshim trajneri Plori ka meritën e tij te suksesi, ku pas golit të Imamit e tërhoqi ekipin në mbrojtje të rezultatit, duke mos kaluar në aventurë si ndaj Kukësit, ku u përmbysën.

Formacioni më i mirë i javës së gjashtë

Porta: Tafa (Kukësi);

Mbrojtja: Vangjeli (Tirana), Belica (Partizani), Imami (Vllaznia), Isaevski (Vllaznia);

Mesfusha: P.Bardhi (Kastrioti), Okebugu (Kastrioti), Mara (Skënderbeu), L.Vila (Teuta);

Sulmi: Harmon (Laçi), Eze (Kukësi);

Trajner: Elvis Plori.