Sporti shkodran ne vite ka nxjerre nga rradhet e tij shume emra te njohur te cilet kane lene gjurme me punen dhe sukseset e tyre. Njeri nga ato eshte edhe ish- kampioni i maratones Dashamir Sherja.

U ndalem sot tek ky personazh ngaqe eshte nje dite e veçante per te, feston 78 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur më 8 dhjetor 1942 në Tiranë por është rritur në Shkodër. Me atletikën dhe Vllazninë e nis herët, që në vitin 1956 por shkëputet prej saj për t’u rikthyer sërish në vitin 1965.

Merr pjesë në vrapimet e gjata,konkurron në 5, 10, 20 dhe 30 km vrapim në rrugë, në 3000 m/p dhe maratonë. Në vitin 1965 zë vende të treta dhe të katërta në takimet që zhvillon atletika, pikërisht në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave.

Në nëntor të atij viti fiton garën e maratonës me kohën 2 orë, 43 minuta e 11 sekonda, duke arritur normën e “Mjeshtrit të Sportit”, zë vendin e parë edhe si ekip dhe është vetëm pak sekonda larg rekordit kombëtar të kësaj gare.

Edhe në vitet që do vijnë më pas është i suksesshëm. Në vitin 1968, në garën e 30 km vrapim në rrugë është kampion kombëtar, ndërsa në vitin 1969 në Vlorë në garën e 20 km, thyen rekordin kombëtar. Më pas nuk do të mungojnë edhe vendet e dyta në vitet 1966, 1967, 1968, 1970, 1971 dhe 1972. Gjithnjë përveçse në aspektin individual, dha më të mirën edhe për ekipin e Vllaznisë.

Ka qenë anëtar i ekipit kombëtar në vitet 1966-1972. Shkëputet nga sporti në kulmin e formës sportive dhe dërgohet aksionist në fshat. Gjatë këtyre viteve, Dashamiri ka mbaruar edhe studimet për fiskulturë. Për një periudhë të shkurtër, në vitet 1975-76, ka qenë trajner në ekipin e vrapimeve të gjatë të atletikës së Vllaznisë.

Ka punuar si mësues në Bajzë dhe më pas kthehet në Shkodër ku e emërojnë shef i klubit sportiv Vllaznia. E ka drejtuar këtë klub nga prilli i vitit 1979 deri në vitin 1981. Që atëherë nuk është marrë më me sport por ka qendruar gjithnjë pranë tij.

Aq sa para ne vitin 2016 botoi “Enciklopedinë e sportit shkodran”, duke na dhuruar nje liber qe do t’i qendroje kohes dhe do te jete nje vlere me teper per sportin shkodran dhe historine e tij. Ne vitin 2017 nderkohe, bashke me nje grup veteranesh te sportit, formuan edhe “shoqaten e veteraneve te sportit shkodran” teksa eshte zgjedhur edhe kryetar i saj. Ky eshte profili i Dashamir Sherjes qe sot ka ditelindjen.
Gjergj KOLA