Pas paraqitjes dinjitoze me kuqezinjtë e Alban Bushit. Sulmuesi, Armando Broja nuk ka të ndalur edhe tek ekipi i Chelsea.

Shtatlarti Broja, po kalon një moment fantastik në Angli, duke shënuar rregullisht me ekipin e të rinjve të Çelsit, herë me U18 apo U19 e herë me U23.

17 vjeçari me origjine nga Malesia e Madhe ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e sotme që skuadra e Çelsit U18 fitoi ndaj Lidsit me rezultatin e pastër 4-0.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një tre-golësh duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë që po kalon.

Sakaq, Broja është stërvitur disa herë me ekipin e parë të Çelsit dhe tashmë pritet të shihet si do të jetë forma e tij në kampionat.

Nderkohe perveçse ka spikatur edhe me kombetaren U19 te Shqiperise, u thirr ne ate U21 madje tashme thuhet se eshte edhe ne fokusin e trajnerit Edi Reja per ekipin e pare.