Chelsea akoma nuk ka dalë me një njoftim zyrtarë për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptarë aktualisht është pjesë e bluve të Londrës, ku ka zhvilluar fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës.

Përpos interesimeve nga klube të tjera, drejtuesit e skuadrës angleze kanë refuzuar , pasi sipas mediave britanike Tuchel e ka pjesë të planeve për sezonin e ri.

Në vorbullën e këtyre lajmeve, tashmë çdo detaj përbën lajm për të ardhmen e shqiptarit, teksa së fundmi, në një deklaratë të Thomas Tuchel, thuajse është konfirmuar qëndrimi i Brojës në “Stamford Bridge”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen apo huazohen, Tuchel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar.

Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Raheem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Chelsea, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.

“Nëse luajmë me të njëjtën strukturë të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Havertz, mund të jetë Sterling, mund të jetë Timo Werner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja i cili tani është në skuadër”, theksoi trajneri rreth alternativave që mund të përdorte në sulm.