Eraldo Deda është zyrtarizuar si një nga largimet e Vllaznisë këtë merkato. Mesfushori ndërpreu bashkëpunimin me kuqeblutë dhe për këtë ka folur për “Shkodra Sport”. Në fjalët e tij ai është falenderues dhe thekson se së shpejti do bëjë të ditur edhe destinacionin e tij të rradhës.

Deda tha: “Është e vërtetë që e kam mbyllur me Vllazninë. Ishin sezone që më shërbyen shumë, në aspektin e eksperiencës.

Pavarësisht se çdo futbollist do që të luajë çdo minutë. Unë jam falenderues që kam pasur mundësinë të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë. Pasi ishte një ëndërr që e ka çdo shkodran.

Tashmë do gjej një ekip ku të kem mundësi të shpalos aftësitë e mia. Besoj se shumë shpejt do e tregoj edhe ekipin tim me të cilin do vijoj në sezonin e ri.

Aktualisht kam disa opsione, por do zgjedh atë që do më duket më i duhuri për mua. Por edhe një ekip që ka një projekt ambicioz”.

Endri ÇINARI