HomeKRYESOREArmando Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza

Armando Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se 20 minuta bashkë me shtesën, në sfidën ndaj Aston Villës, i njëjti kundërshtar ndaj të cilit sulmuesi kuqezi u dëmtua në dhjetorin e kaluar.

Megjithatë rikthimi i sulmuesit shqiptar nuk rezultoi fatsjellës për Chelsea-n, që vijon të zhgënjejë në fushë dhe këtë pasdite u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Stamford Bridge”.

Vendosi sfidën një gol i Ollie Watkins në minutën e 73-të, falë edhe një gabimi të portierit Sanchez, teksa vlen të theksohet se blutë e Londrës luajtën me 10 lojtarë që prej minutës së 58’, kur Malo Gusto u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Nga ana tjetër, për Brojën vetëm disa minuta ambientim me fushën dhe një depërtim në zonë e goditje e fortë, por e bllokuar që në nisje nga mbrojtësit e Astin Villës. Sfida e radhës e Chelsea-t do të jetë sërish në “Stamford Bridge”, të mërkurën ndaj Brightonit të De Zerbit, që vijon të konfirmohet surpriza e Premier League.

Liverpooli konfirmohet skuadra anti-City në garën për titullin kampion, teksa mposhti me rezultatin 3-1 West Hamin dhe u ngjit në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se ‘citizens’ që kryesojnë me pikë të plota.

Mohamed Salah i dha avantazhin skuadrës së Klopp në minutën e 16’, por londinezët mbyllën pjesën e parë në barazim, falë golit të Bowen. Gjithsesi ‘the reds’ dominuan dhe shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me anë të Nunez e Diogo Jotës, duke vulosur marrjen e tre pikëshit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments