Në javën e dytë të Superligës mbi të tjera dominoi fakti i luhatjes së rezultateve për ekipet që pretendojnë titullin

Sipas Armando Cungut, ish-trajnerit të shumë skuadrave si Kukësi, Laçi apo Vllaznia që aktualisht drejton kombëtaren U19 ky fenomon ndodh për shkak se lojtarët ende nuk kanë ngrohur ‘motorët’

“Është një situatë që ndodh çdo fillim kampionati. Ekipet kanë ulje-ngritje si në lojë ashtu edhe në rezultate. Kjo do të thotë se mungon akoma nervi apo impulse i duhur. Sipas meje nga java e 5 do fillojë të shfaqen vlerat reale të skuadrave”- eshte shprehur ai.

Kukësi është skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javësh kampionat pavarësisht se vjen nga një merkato vere ku ka ndryshuar pothuajse 100 % përbërje

“Është një Kukës ndryshe nga dy sezonet e fundit. Megjithatë është shumë herët për të folur edhe për faktin se Kukësi ka qenë i favorizuar nga kalendari në këto dy takime të para”- ka deklaruar trajneri i kombetares U19.

Java e fundit që u mbyll të dielën krijoi shumë polemika për shkak të sistemit ‘VAR’ që është edhe risia e këtij sezoni në Superligë.

“Në këto dy java të para ‘VAR’ ka dhënë ndihmën e vet dhe kjo nuk duhet mohuar, por ajo që vihet re janë vonesat e tepërta në vendimarrje. Kjo ndikon për keq në ritmin e lojës, te futbollistët, ndërsa edhe atmosfera zbehet në shkallët e stadiumit, te tifozët.

Mjafton të pëmend ndeshjen e fundit të Vllaznisë kundër Teutës ku kishte 3 momente që ndërhyri VAR dhe minutazhi për të marrë një vendim ishte shumë i gjatë, gati 5 minuta për rast. Të ndalësh tre herë lojën nga 5 minuta kjo nuk ka nevojë për shumë koment”- ka deklaruar Cungu. Këtë mesjavë, konkretisht të mërkurën, do të luhen ndeshjet e para të Kukës së Shqipërisë.