I ka drejtuar te dy skuadrat gjate karrieres se tij, madje me Laçin edhe e ka fituar Kupen me pare, por per neser zemra e tij i thote te beje tifo per Vllaznine. E kemi fjalen per Armando Cungun, trajnerin e njohur shkodran i cili ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” ne prag te kesaj finale te Kupes se Shqiperise.

– Cungu, si e shikoni kete sfide ne mes Vllaznise dhe Laçit?

Finalet zakonisht nuk kanë ekip favoritë, pavarësisht emrave apo forcës së ekipeve. Janë vetëm 90 minuta dhe ku të jepen rrallë herë mundësi të tilla në karrierë. Shpresoj te shohim finale të luftuar dhe ku Vllaznisë i del për detyrë ta kërkojë më tepër se Laçit ta fitojë trofeun për të qenë pjesë e Europës.

– Kush mendoni se eshte me shume favorit per ta fituar kete finale?

Thashë më lart që nuk ka favoritë, edhe pse Laçi ka bërë kampionat më të mirë se Vllaznia dhe se ka individë apo reparte më të konsoliduara se Vllaznia. Por edhe Vllaznia ka potencialet e saj dhe më shumë se kurrë lojtarët me eksperiencë duhet të marrin fatet e ekipit për ta fituar kupen. Ky asht momenti.


– Me çfare arme duhet ta kerkoje fitoren Vllaznia?

Kolektivi duhet të jetë arma më e fortë, mentaliteti për të luftuar deri në piken e fundit, besimi te fitorja. Këto duhet të ketë Vllaznia në këtë finale.


– Do të luajnë rol tifozët në këtë sfidë?

Patjetër, tifozeria Shkodrane ka rëndësi të veçantë. Ka qenë gjithmonë mbështetje e madhe dhe e pranishme në momentet deçizive të klubit (atëherë kur ekipi ka nevojë ma shumë ). Do të thosha miq të vërtetë. Uroj të jenë sa ma të shumtë në numër në këtë finale.


– Një urim i juaji për këtë finale…

Unë nuk bëj parashikime, unë analizoj mbi baza profesionale për atë çka ekipet janë dhe kanë demostruar deri tash. Por si çdo njeri kam dhe dëshira, dhe ajo është që është Vllaznia të jetë fituese e Kupës.
Intervistoi: Maringlen ZHHIVANI