Sulmuesi 20 vjeçar shkodran Armando Vajushi sot më në fund ka luajtur si titullar në formacionin e skuadrës Liteks Lovech.Ai ka qenë në fushë deri në minutën e 57-të kur trajneri ka vendosur ta largojë nga fusha ngaqë sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, braziliani Nikasio në fillimin e pjesës së dytë është ndëshkuar me karton të kuq prandaj dhe trajneri ka vendosur të largojë Vajushin për të futur në lojë një mesfushor të mirëfilltë. E gjithë ndeshja është fituar nga Liteksi me rezultatin 1-0 me gol të brazilianit Nikasio që në pjesën e parë.Liteksi i këtij viti është shumë më ndryshe nga ai që ka qenë deri në dhjetor. Ardhja e trajnerit Stoiçkov, e Vajushit dhe e disa futbollistëve të tjerë në merkaton e janarit, ka ndryshuar shumë gjëra.

Për rrjedhojë, Liteksi në 5 ndeshjet e fundit ka arritur 5 fitore, 4 në kampionat dhe 1 në kupë. Me fitoren e sotme ndaj Slavias së Pragës, Liteksi ka ndërruar vend me të, duke u ngjitur tashmë në vendin e pestë të renditjes me 34 pikë. Aktivizimi si titullar i Vajushit në ndeshjen e sotme, do të thotë që ai çdo ditë e më tepër po e fiton besimin e trajnerit që e konsideron një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij. Nderkohe ne Shkoder, grupimi i tifozeve “Vllaznit Ultras” para ndeshjes kane shpalosur nje foto te madhe te tij dhe bashke me te, edhe nje banderole ku shkruhej: “2013? Vajushi: Une jam!”. Qe do te thote se tifozet kuqeblu e duan ne skuader per sezonin e ardhshem por ai tashme eshte titullar tek Liteksi. Çfare do ndodhe? Te presim deri ne qershor.

www.shkodrasport.com