Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë është mundur në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit nga Flamurtari me rezultatin 64-80. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është dominuar nga vlonjatet që janë dhe kryesueset e kampionatit. Miket kanë fituar periodën e parë në shifrat 30-17 dhe këtë epërsi e kanë ruajtur edhe më tej ndonëse perioda e dytë është mbyllur në barazim 15-15 dhe e treta ëshët fituar nga shkodranet në shifrat 18-15. Fakti që rezultati asnjëherë nuk kaloi në epërsi të Vllaznisë tregon se Flamurtari e ka dominuar lojën. Ka fituar edhe periodën e katërt me shifrat 20-14 dhe krejt ndeshje me 16 pikë epërsi. Me këtë humbje, Vllaznia ndodhet sërish në vendin e pestë të renditjes në kuotën e 14 pikëve. Ajo nuk ka asnjë shpresë për të qenë në play-off megjithatë është një paraqitje e mirë e këtij ekipi në kampionat duke parë edhe moshën shumë të re të sportistëve të tij.

www.shkodrasport.com