Vllaznia nuk ka aleatë por vetëm miq të mirë dhe bashkë me ta por edhe me kontributin e futbollistëve dhe të stafit drejtues, skuadra mund të qëndrojë në Superligë. Kjo është deklarata e bërë nga drejtori sportiv I klubit shkodran teksa flet për ecurinë e skuadrës në tre ndeshjet e fundit dhe objektivat për ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit.” Në ndeshjet e fundit skuadra duket se ka bërë kthesën e duhur. Vllaznia është një skuadër me emër dhe falë miqve të saj, po lufton fort për të dalë nga kjo situatë. Ajo nuk ka aleatë megjithatë po bëjmë maksimumin për të arritur objektivin që kemi”- ka thënë ai.
Tre fitoret e fundit duket se kanë patur Brenda edhe shansin e rikthimit në krye të skuadrës Dervish Haxhiosmanoviç. Drejtori Grima në fakt, e vlerëson shumë punën e këtij trajneri por nuk lë pa përmendur edhe seriozitetin e futbollistëve për këto ndeshje që kanë mbetur. “Trajneri Haxhiosmanoviç ka rolin e tij në kthimin e optimizmit në skuadër megjithatë duhet vlerësuar edhe kontributi që po japin futbollistët. Ata duken më të përgjegjshëm në fushën e lojës dhe po japin maksimumin në çdo ndeshje. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”- ka shtuar ai.Këtë fundjavë siç dihet do ta ketë pushim sepse e planifikuar në kalendar ka qenë ndeshja me Bylisin, skuadër kjo e përjashtuar tashmë nga kampionati. Duke qenë kështu, drejtuesit e Vllaznisë do të kenë mundësi të shohin kalendarin dhe të ndjekin ecurinë e skuadrave rivale, duke pretenduar njëkohësisht në ndonjë gabim të tyre të mundshëm.
© shkodrasport.com