Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon serinë e rekordeve teksa pasditen e së shtunës ka arritur fitoren e 19-të në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. Fitorja e
djeshme ka qenë e thellë, me rezultatin 104 me 71 dhe ajo merr më tepër rëndësi rëndësi sepse është arritur ndaj rivalit kryesor në luftën për titullin kampion, ekipit të Kamza Basket. Ndeshja ka qenë e dominuar totalisht nga Vllaznia e cila e ka nisur në avantazh që në periodën e parë, të fituar 32 me 19, për të vazhduar me të dytën ku do të fitonte Kamza Basket 24 me 15. U duk se ndeshja do futej në rivalitet megjithatë në dy periodat e tjera Vllaznia dominon dukshëm, 34 me 12 dhe të fundit 23 me 16, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 104 me 71.

Për trajnerin e skuadrës shkodrane Bledar Gjeçaj, fitorja ishte e merituar sepse skuadra e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen. Fitorja e djeshme ndaj Kamza Basket, në fakt nuk duhet llogaritur fare në llogarinë e titullit kampion sepse këto takime do të jenë krejt tjetër gjë. Dhe këtë gjë e ka të qartë edhe trajneri Gjeçaj duke e thënë edhe përpara gazetarëve.Faza e dytë e kampionatit tashmë ka përfunduar dhe të premten nisin gjysmëfinalet e kampionatit teksa Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Universitetit Amerikan të Tiranës.
© shkodrasport.com