HomeKRYESOREArritje historike, Thomas Myler kap podiumin

Arritje historike, Thomas Myler kap podiumin

Akti i parë gjysmëfinal i Champions League mes Bajernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit. Dueli i sotëm ishte special për Thomas Mylerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta.

Me paraqitjen e sotme, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bajernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Champions-it, që arrin të regjistroi 150 ndeshje me një klub të vetëm.

Vendin e parë e mban Ksavi me 151 paraqitje në Champions për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mylerin ndodhet Iker Kasijas, 150 duele me Realin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments