Arsenali thuhet se beson se ata po udhëheqin garën për të nënshkruar yllin e lakmuar të West Ham United, Declan Rice, pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe Manchester United.
Rice ka qenë një lojtar i kërkuar për një kohë të gjatë, duke u vendosur si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Premier League. Dhe, siç pretendohet nga The Daily Star, Arsenali është favorit për nënshkrimin e anglezit këtë verë.
24-vjeçari ka refuzuar të nënshkruajë një rinovim me Hammers disa herë tashmë. Me kontratën e tij që skadon në verën e vitit 2024, West Ham ka shumë pak zgjedhje, përveçse ta lërë kapitenin e tyre të largohet këtë verë.
Arsenali është në pole position për ta blerë mesfushorin me vlerë 100 milionë sterlina (rreth 112 milionë euro), i cili gjithashtu ka qenë objekt i interesit nga Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.
Rice ka theksuar rëndësinë e të luajturit në Champions League disa herë në të kaluarën dhe skuadra e Mikel Arteta-s tashmë është kualifikuar për këtë kompeticion.
Lojtari i kombëtares angleze është gjithashtu i vendosur të bëhet një nga lojtarët më të paguar për Topçinjtë nëse ai transferohet në Emirates. Rice fiton 60,000 £ në javë në West Ham dhe mund ta katërfishojë rrogën e tij tek Arsenal.
Që nga debutimi i tij për Hammers në 2017, Rice e ka vendosur veten si një lojtar kyç si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, mesfushori mbrojtës ka bërë tashmë 238 paraqitje për West Ham deri më sot dhe gjithashtu ka luajtur 41 ndeshje me Anglinë.
Mesfushori ra në sy edhe me paraqitjet e tij të forta në mesfushën e Tre Luanëve në Kupën e Botës 2022 në Katar./telesport/