Ndeshja e grupmoshave u19 mes Kastriotit dhe Krujës ka përfunduar me tension dhe me sherr masiv. Në fakt, ndeshja nuk ka përfunduar pas 90 minutave, por që në momentin që kuksianët kaluan në avantazh 1-3.

Siç raporton vipsport.al, lojtarët e Kastriotit dhe tifozë krutanë janë futur në fushë dhe kanë sulmuar futbollistët verilindorë. Ky kaos është denoncuar nga persona të pranishëm në stadiumin e Krujës dhe disa foto të sherrit masiv janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Mësohet se janë plot 10 futbollistë të Kukësit që kanë pësuar dëmtime dhe që janë trajtuar në spitalin më të afërt. Nuk është hera e parë që mes dy skuadrave ka pasur trazira dhe sherre masive.

Kampionati i moshave u19

Kastrioti – Kukësi 1-3 (ndërprerë)