Vllaznia do të luajë ditën e nesërme një sfidë të letër ndaj Luftëtarit në transfertë. Shkodranët kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për t’u afruar Bylisit që këtë javë luan ndaj Partizanit dhe diferenca aktuale mes dy ekipeve është vetëm katër pikë.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, mesfushori Arsid Kruja është shprehur se ndalesa e kampionatit e ka penalizuar jo pak Vllazninë. Gjithashtu lojtari ka besim se mund të largohen nga zona “Play Off” e gjithashtu ka një mesazh për drejtuesit e klubit.

“Situata dallohet që nuk është aspak e mirë pasi rezultate flasin vetë. Në disa ndeshje rezultatet kanë qenë shumë zhgënjyese pasi duhej të merrnin maksimumin, por I tillë është futbolli dhe do shumë. Sikur të mos ishte ndaluar kampionati sot do të kishim folur ndryshe pasi do të kishim më shumë pikë në renditje.

Largimi I Jonuz? Ndryshimi I trajnerëve nuk është I mirë, por duhet të punojnë pasi trajnerin Dedja e njohin e duhet të bëjmë maksimumin për tifozët dhe qytetin. Vllaznia ka pretendime të larta pasi nuk mund të qendrojmë në këto pozitva, por tani të shikojmë e të marrim 3 pikë në ndeshjen e radhës. Largimi nga zona Play Off është e vështirë, por jo diçka e parrishtme e ne do të bëjmë maksimumin.

Besoj se me fitoren ndaj Luftëtarit gjërat do të jenë ndryshe. Shpresoj që klubi të gjejë një marrëveshje për lojtarët që u ka mbaruar kontrata dhe ta fiksojnë nëse do të largohet apo do të qendrojnë që më pas të bëjnë maksimumin te kjo skuadër”./newsport/