Luftëtari do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Gjirokastritët janë të rënë matematikisht nga Superliga, por kërkojnë të respektojnë deri në fund garën.

Në konferencën e sotme për shtyp trajneri bluzi, Neritan Novi u shpreh se skuadra e tij do të bëjë kthesën në këtë takim.

 “Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë kthesa e këtyre takimeve që kemi zhvilluar. Ne ekip ka shumë lojtarë cilësor dhe këtë e vërteton edhe grumbullimi I disa lojtarëve në Kombëtare.

Kemi lojtarë premtues për të ardhmen edhe pse kemi rënë nga Kategoria.Gjendja e skuadrë është e mirë dhe grupin e kam të plotë.

Ata lojtarë që më janë përgjigjur gjatë javës do të luajnë në fushë. Tifozët janë lotjari I 12-të dhe me ata ndeshja bëhet më e bukur. Mendoj se mungesa e tifozëve ka ndikuar te ne”.