Kur flasim per shahun e femrave ne Shkoder, padyshim qe mendja te shkon menjehere ne vitet ’80, atehere kur ekipi i Vllaznise “bente namin” duke fituar gjithçka. Nen drejtimin e trajnerit Muhamet Gradeci, nje grup i talentuar vajzash fituan shume trofe.

Dhe njera prej tyre qe dha nje kontribut shume te madh ne keto arritje padyshim qe ishte edhe Arta Alushi (Driza). Nje personazh qe pikerisht sot ka ditelindjen, feston 53 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Arta sebashku me Ylvije Boriçin, motrat Vuji dhe Valbona Millen ata e shpallen kampione Vllaznine ne vitet 1983, 1986, dhe 1990, nderkohe qe ne vitin 1988 eshte shpallur kampione me ekipin e Partizanit Po ashtu kontribuoi edhe ne fitimin e medaljeve te arta ne Spartakiaden Kombetare te vitit 1984.

Nderkohe ne aspektin individual pas disa vendeve te dyta ne kampionat, ajo ka arritur te shpallet kampione e Shqiperise ne vitin 2002. Ka marre pjese ne Olimpiadat Boterore ne vitet 1990, 1994, 2002, 2004, 2006, 2008 dhe 2012.

Pas lenies se sportit, ka bere edhe detyren e trajneres se ekipit kombetare e me vone edhe ate te gjyqtares nderkombetare te FIDE-s. Mbetet nje emer i shquar i ketij sporti.
Gjergj KOLA