Dikur luhej futboll “bio” dhe në atë periudhë loja më e bukur në botë lulëzonte në qytetin e ballokumeve, Elbasanin. Sezoni 2004-2005 ka qenë një nga më të bukurit për verdheblutë, teksa arritën të zinin vendin e dytë me në krye trajnerin Artan Bushati.

Pikërisht atë periudhë, na e risjellë edhe një herë në vëmendje menaxheri i njohur, Andi Matraxhiu. Ai kujton trajnerin në fjalë si dhe Tiranën kampione e atij edicioni që s’arriti ta mposhtte dot në asnjë ndeshje Elbasanin.

“Artan Bushati, trajneri qe solli revolucion ne futbollin elbasanas sezoni 2004-2005. Futboll total, shpejtesi, pasim, teknik, “stop catenacio”.

Elbasani zuri vendin e dyte, por Tirana, fituese e kampionatit ne fjale, ne 4 sfida direkte nuk e mundi asnjehere Elbasanin. 3 fitore per Elbasanin dhe nje barazim ne kete sezon (Fatmir Efica me korigjo.) Madje ne ndeshjen e fundit ne kryeqytet, Tirana do festonte titullin ndaj Elbasanit, por Klodian Asllani i prish festen bardhebluve dhe Elbasani fiton 0-1 ne “Qemal Stafa”.

Vlen per tu permendur se Elbasani i drejtuar nga Artan Bushati me 7 ndeshjet e fundit te kampionatit, kur ishte vetem 3 pike larg Tiranes, ju akorduan 5 (pese) 11-metersha kunder. Megjithate, nje sezon me von, verdheblute u shpallen kampion nen drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Artan Bushati, do te kujtohet nga te gjithe sportdashesit elbasanas me dashuri dhe respekt per ate qe beri per futbollin e ketij qyteti. Padyshim, kush e ka pare futbollin e Elbasanit nen drejtimin e tij, nese kthehen memorien pak ne kohe, do te ndjej dritherima, ashtu si edhe une ne keto momente. Fundja dashuria per skuadren e zemres, nuk vdes kurre”, shkruan Matraxhiu.