Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAs te Vllaznia dhe as te Kukësi. Sindrit Guri shkon në Tetovë

As te Vllaznia dhe as te Kukësi. Sindrit Guri shkon në Tetovë

Te Vllaznia ia kalojnë emrin që në janar. Së fundi në skenë doli Kukësi por edhe Partizani, megjithatë Sindrit Guri nuk do të luajë në Kategorinë Superiore.

Mbrëmjen e sotme ai ka zyrtarizuar kalimin e tij tek Shkëndia e Tetovës në kampionatin maqedonas. Ka qenë vetë ky klub që përmes një video të publikuar në faqen e tij ka zyrtarizuar veshjen e tij kuqezi.

Guri mbylli kontratën me ekipin belg të Ostendes dhe u vu në kërkim të një ekipi tjetër dhe duket se për momentin, oferta më joshëse për të ka qenë ajo e tetovarëve.

Në këtë skuadër, shkodrani 28 vjeçar do të gjejë edhe një tjetër shkodran dhe po ashtu sulmues, Rubin Hebajn. Me të dy këto lojtarë në vijën e parë, Shkëndia do të kërkojë suksesin në sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments