Per disa dite me rradhe u stervit me ekipin e pare te Skenderbeut dhe kalimi tek ai u be fakt i kryer sepse edhe testet i kaloi me sukses, por ne fund gjerat nuk kane shkuar mire per mbrojtesin 19 vjeçar shkodran Glejdan Pusi.

Si rrjedhoje ai eshte rikthyer ne Shkoder dhe prej pak ditesh ka nisur stervitjen me ekipin Vllaznia U21. Madje, ai ka luajtur edhe ne miqesoren e tij ndaj ekipit te pare te Vllaznise.

Ende nuk eshte e qarte pse Pusi nuk firmosi ne Korçe, megjithate tashme kjo eshte diçka qe i perket se kaluares dhe lojtari eshte fokusuar te stervitja me ekipin e 21 vjeçareve te Vllaznise.

Aty ka gjetur edhe disa lojtare te tjere me te cilet sezonin e kaluar ishin pjese e ekipit U19 te Akademise Vllaznia dhe ne sezonin e ri do te tentojne te bejne nje paraqitje sa me te mire sepse do jene ne vemendjen e stafit te ekipit te pare.

Gledjan Pusi eshte nje lojtar shtatelarte i cili luan si ne qender te mbrojtjes ashtu edhe te mesfushes dhe dallohet si ne lojen ne ajer ashtu edhe me topin./SHKODRA-SPORT.COM/