Te Vllaznia ia kalojnë emrin që në janar. Së fundi në skenë doli Kukësi por edhe Partizani, megjithatë Sindrit Guri nuk do të luajë në Kategorinë Superiore.

Mbrëmjen e sotme ai ka zyrtarizuar kalimin e tij tek Shkëndia e Tetovës në kampionatin maqedonas. Ka qenë vetë ky klub që përmes një video të publikuar në faqen e tij ka zyrtarizuar veshjen e tij kuqezi.

Guri mbylli kontratën me ekipin belg të Ostendes dhe u vu në kërkim të një ekipi tjetër dhe duket se për momentin, oferta më joshëse për të ka qenë ajo e tetovarëve.

Në këtë skuadër, shkodrani 28 vjeçar do të gjejë edhe një tjetër shkodran dhe po ashtu sulmues, Rubin Hebajn. Me të dy këto lojtarë në vijën e parë, Shkëndia do të kërkojë suksesin në sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/