...
HomeKRYESOREASLLANI bën me 'dhimbje koke' Inzaghin, ylli shqiptar fut në 'telashe' drejtuesit...

ASLLANI bën me ‘dhimbje koke’ Inzaghin, ylli shqiptar fut në ‘telashe’ drejtuesit e Interit

Kristjan Asllani po fiton gjithmonë e më shumë kredite në klubin e Interit. E kishte thënë gjithmonë se nuk e kishte me nxitim dhe do të priste momentin e tij, e me sa duket kjo tashmë ka ardhur.

Në Itali ka shumë thashetheme për një largim të mundshëm të Marcelo Brozoviç dhe “Gazzetta.it” raporton se një nga arsyet është pikërisht mesfushori shqiptar. Forma e shkëlqyer e treguar nga elbasanasi ka vënë në vështirësi edhe trajnerin Inzaghi.

Tekniku italian e ka përfshirë gradualisht në formacion, por performancat e tij pozitive kërkojnë më shumë hapësirë. Të ndodhur në këto kushte dhe me blerjen e përhershme të kartonit, jo vetëm Brozoviç, por edhe Calhanoglu është i rrezikuar.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, por nëse vijon me ritëm të tillë, vështirë që Asllani të qëndrojë në stol.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.