Kristjan Asllani po fiton gjithmonë e më shumë kredite në klubin e Interit. E kishte thënë gjithmonë se nuk e kishte me nxitim dhe do të priste momentin e tij, e me sa duket kjo tashmë ka ardhur.

Në Itali ka shumë thashetheme për një largim të mundshëm të Marcelo Brozoviç dhe “Gazzetta.it” raporton se një nga arsyet është pikërisht mesfushori shqiptar. Forma e shkëlqyer e treguar nga elbasanasi ka vënë në vështirësi edhe trajnerin Inzaghi.

Tekniku italian e ka përfshirë gradualisht në formacion, por performancat e tij pozitive kërkojnë më shumë hapësirë. Të ndodhur në këto kushte dhe me blerjen e përhershme të kartonit, jo vetëm Brozoviç, por edhe Calhanoglu është i rrezikuar.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, por nëse vijon me ritëm të tillë, vështirë që Asllani të qëndrojë në stol.