Vllaznia e femrave do te luaje neser ne oren 12.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndeshjen e kthimit gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit. Kujtojme qe sfida e pare ne mes ketyre dy skuadrave e luajtur javen e kaluar ne kryeqytet, eshte mbyllur me fitoren e thelle te vajzave kuqeblu me rezultatin 7-0.

Njw rezultat i tille sigurisht qe e ka kualifikuar ekipin shkodran per ne finale dhe ne kete menyre ne takimin e neserme stafi teknik i tij do te kete mundesine qe te provoje edhe lojtaret e reja.

Te pakten keshtu ka deklaruar ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” trajneri i ekipit te Vllaznise Nikolin Leka i cili eshte shprehur konkretisht:

“Fakti qe Vllaznia e ka fituar me rezultat te thelle ndeshjen e pare gjysmefinale dhe kuptohet qe e ka siguruar kualifikimin per ne finale. Nje rezultat i tille do te na jape mundesine te provojme edhe lojtare te tjera te reja ne kete perballje.

Ne fakt disa prej tyre po i aktivizojme prej kohesh, por krahas tyre si Gjergji, Vuksani, Borci e Kodra, do te aktivizojme edhe lojtare te tjera te reja. Vllaznia sigurisht qe e ka objektiv edhe fitoren e kupes ashtu si te kampionstit dhe jemi te bindur se do ia dalim”.

Te plote prononcimin e plote te trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: