Një fillim i vitit 2023 si makth për tifozët e Milanit. Nga njëra anë, kriza e rezultateve që çoi në poshtërimin në Superkupë, nga ana tjetër lajmet e këqija të vazhdueshme nga infermieria, ku Ibra dhe Menjanë vuajnë (që megjithatë duket se po përmirësohen) dhe tani retë e zeza mbi të ardhmen i shtohen edhe merkatos.
Në fakt, pas gëzimit për rinovimin e Benaserit, është rinovimi i Rafael Leaos, që po i mban në ankth zemrat kuqezi. Në ditët e fundit, kishte njëfarë besimi, por siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, nuk ka asnjë takim mes Milanit dhe ekipit të agjentëve të sulmuesit portugez.
Në muajt e fundit, Rafa e ka bërë të qartë se ndihet mirë në Milano dhe marrëveshja financiare (që do të vendoste në plan të dytë çështjen që lidhet me gjobën për t’i paguar Sportingut) është gjetur, por bllokimi i gjithçkaje është aspekti i lidhur me komisionet e agjentëve, me shumë palë në lojë mes avokatit Dimvula, Zhorzh Mendesh dhe babait Antonio.
Dhe pastaj është çështja e klauzolës, aktualisht në vlerën 150 milionë euro. Milani dëshiron ta eliminojë ose ta konfirmojë me të njëjtat shifra, ndërsa agjentët e Leaos synojnë ta ulin për të lehtësuar një transferim të ardhshëm.
Sigurisht nëse nuk arrihet nënshkrimi për rinovimin, në verë Rafa do të thotë lamtumirë për të mos lënë një tjetër lojtar të madh të largohet në transfertë të lirë, por po aq me siguri tani edhe fusha po i komplikon gjërat. Leao, me skuadrën në vështirësi, mund të ketë më shumë dyshime për rinovimin e tij, ndërsa klubi, nëse lojtari nuk arrin të ndryshojë fatet e skuadrës, mund të pyesë veten për vlerën reale të investimit.