Vllaznia mori nje fitore me shume vlere ndaj Tiranes ne shifrat 3-1 pasditen e se shtunes dhe tashme per te po flasin mire edhe te gjithe specialistet. Rezultatet po pasohen edhe me nje loje ne rritje dhe ndaj bardhebluve e treguan kete gje.

Astrit Hafizi ne analizen e tij ne emisionin “Studio Sport” ia ka faturuar te gjitha meritat kuqebluve per kete ndeshje duke thene se komanduan ne çdo aspekt ndaj bardhebluve.

“Perveç lojes dhe fitores se Vllaznise, ajo qe ra ne sy me shume ne kete ndeshje ishte prania e nje numri te madh tifozesh ne shkallet e stadiumit. Ne kemi nevoje per to. Si duket me rritjen e skuadres, tifozet vijne pas saj per ta ndjekur. Nganjehere ne pretendojme pse nuk shkojne njerezit ne stadium, por ja qe ato jane aty kur ka rezultate.

Ishte nje fitore me shume vlera per Vllaznine. Tregoi force ndaj nje ekipi mjaft te veshtire per t’u mundur siç eshte Tirana. Skuadra shkodrane e meritoi fitoren ne te gjitha drejtimet kesaj rradhe, pavaresisht se kane qene jo te pakta edhe rastet kur nuk ka patur rezultate te mira ndaj ketij kundershtari edhe ne Shkoder.

Vllaznia komandoi gjithçka ne kete ndeshje, shenoi golin e pare, ishte shume prane te dytit me ate shtyllen e Grudes, por goli serish doli ne drite ne fundin e pjeses se pare me Balajn. Ne te dyten, ne 20 minutat e fundit skuadra shkodrane ndryshoi dy here fytyre. Njehere e leshoi dhe ishin pasimet e gabuara duke i dhene nje krah Tiranes qe ngushtoi rezultatin. Por edhe kjo e fundit nuk ishte e vemendeshme dhe ate penallti qe shkaktoi, ia mbylli ndeshjen vetes.

Shkodranet kane fituar shume besim, trajneri me ate qetesine e tij ia ka injektuar lojtareve ate qe deshiron te marre prej tyre dhe gjithçka po funksionon ashtu si duhet tek kjo skuader, prandaj dhe ka keto rezultate”- eshte shprehur Hafizi./www.shkodrasport.com/