Vllaznia nuk arriti as kete sezon qe te shpallet kampione e Shqiperise dhe natyrisht qe per shumekend vendi i trete apo i katert qe ajo mund te zere ne perfundim te kampionatit, mund te konsiderohet nje deshtim. Por per ish-kapitenin e kesaj skuadre Astrit Prençi, kaq ishte maksimumi i kesaj skuadre.

Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur nder te tjera se Vllaznia ka nevoje per ndryshim sepse vetem ne kete menyre mund te shkohet tek titullit kampion.

“Mendoj se Vllaznia duhej të kishte kërkuar më tepër, por them se ajo që dha ishte maksimumi. Trajneri që është tani nuk arriti të marrë maksimumin, siç mori nga këta lojtarë ishtrajneri Osmani. Për mua personalisht ndryshimi i trajnerit nuk ishte në momentin e duhur. Ky trajner që erdhi nuk arriti t’i mbajë lojtarët në atë maksimum që kishin me trajnerin e mëparshëm. Ai i mori më të mirën Vllaznisë, gjë që Brdariç nuk e bëri.

Duke iu referuar edhe deklaratave të fillimit, një vend i tretë nuk është asgjë. Jemi futur për titull kampion dhe kupë, por nuk është arritur asnjëra. Mendoj seështë arritur vetëm minimumi, pjesëmarrja në kupat e Europës, që është një gjë që u takon më shumë financave të klubit. Por për Shkodrën dhe për presidentin nuk është marrë ajo që duhet, pavarësisht se Europa duhet të quhet favor.

Vllaznia gaboi në start dhe kjoështë e pafalshme. Që nëpërzgjedhjen e lojtarëve që erdhën në verë. Në merkaton edimrit e nisen jo prej zeros, porprej minusit. Në periudhën e dytë u ndryshua vetëm në pikëdhe në atë që tregoj ekipi në fushë, por jo nga merkato. Per te rikthyer titullin kampion ne Shkoder, drejtuesit duhet te bejne gjithçka ndryshe nga çfarë kanë bërë sivjet”- eshte shprehur Prençi.