Astrit Rama djaloshi 21-vjeçar shqiptar nga Shqipëria, ka firmosur në pak ditë më parë Poloni. Djaloshi me origjinë nga Tepelena që është rritur në Greqi dhe formuar në akademinë e klubit të njohur grek, Olimpiakos dhe që ka veshur edhe fanelën kuqezi të kombëtares U-17, është bërë pjesë e klubit polak, Gornik Myslwice, në ligën e tretë.

Ky klub është mjaft i spikatur për zhvillimin dhe formimin e talenteve të reja, që më pas janë shitur në klube të njohura në Poloni, por edhe jashtë vendit. Transferimin e Ramës në Poloni e ka bërë të njohur menaxheri Bruno Dodi. Ky i fundit, në vitet e fundit ka bërë të mundur kalimin e disa lojtarëve të talentuar shqiptarë në kampionate të ndryshme, siç janë: Greqia, Italia, Spanja, sidomos Portugali apo dhe në Irlandë.

“Jam shumë i lumtur, sepse kisha oferta edhe nga Shqipëria, madje kam qenë në bisedime edhe me klube me traditë në Kategorinë e Parë shqiptare, apo dhe ekipe të elitës. Por, që oferta dhe aktivizimi në Europë, sigurisht që është shumë pozitive për karrierën time dhe për këtë dua të falënderoj menaxherin Bruno Dodi që është kujdesur në këto vite për mua, duke më ofruar mundësinë që të provohem në disa kampionate”, – tha 21-vjeçari Rama që luan si mesfushor qendre.

Bruno Dodi dhe Rama synojnë që nëpërmjet eksperiencës te Gornik, të shkojnë në skuadrat e ligave më të larta. Natyrisht që një punë të mirë ka bërë greku Efstathios Smyris që është avokat, por edhe mik i Bruno Dodit.

“Ky është një transferim vërtetë i mirë, por më shumë me perspektivë për Ramën, që siç e kam thënë edhe më parë është një lojtar me shumë perspektivë. Polonia është trampolinë dhe lojtarët shqiptarë këtu përshtaten shpejt. Kam besim dhe shpresojmë që mbase ps një viti do të jemi, pse jo edhe në elitën e futbillit polak me Ramën”, – tha menaxheri Dodi që bëri të mundur këtë transferim./SHKODRA-SPORT.COM/