Per Alivoden po flitet shume me aktivizimin e tij si titullar ne ndeshjen e djeshme ndaj Kastrioti. Para tij e provoi kete ndjesi edhe nje tjeter futbollist i ri i Vllaznise, Geralb Smajli i cili luajti si titullar ndaj Tiranes dhe Egnatias.

Nderkohe qe prej dites se djeshme, mbrojtesi i majte i kuqebluve eshte grumbulluar edhe me kombetaren U20 bashke me dy shoket e ekipit, Spahijen dhe Delajn. Vete Smajli ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” ne lidhje me emocionet e aktivizimit me Vllaznine, por edhe ftesen e kombetares. Me poshte ndiqni prononcimin e dhene per gazeten tone prej tij:


– Dy ndeshje si titullar me skuadren e Vllaznise, si ishte per ju?

Te them te drejten jam shume i kenaqur qe keto dy ndeshje i kam nisur titullar. Ishte nje enderr qe i vogel e cila tani u ne realitet por qe te jesh pjese e Vllaznise duhet shume pune sepse vetem puna eshte ajo qe te ben te jesh pjes3 e saj,vsepse duhet te perfaqesosh nje qytet te tere qe jeton çdo moment me Vllaznine.

– Geralb, duket sikur profesor Mireli u ka dhene besim juve personalisht. Si jane maredhaniet me te?

Po eshte e vertete. Besimin qe ai na jep ne duhet t’ia kthejme ne menyren me te mire sepse ai beson te ne dhe ne duhet te besojme me shume tek vetja qe nje dite te jem pjese dhe e formacionit, por qe e thash edhe me siper, duhet vetem pune.


– Si ka qene ky start i sezonit per ekipin tuaj?

Kemi bere 5 ndeshje, kemi 3 fitore dhe 2 humbje. Ekipi eshte ne gjendje te mire ndoshta keto s’jane rezultatet qe ne deshirojme po nganjehere futbolli ka te papritura por besoj se ekipi do te vazhdoje te shohe vetem para.

– Si ndihet Geralb Smajli pas fteses nga Kombtarja U20?

Te them te drejten eshte kenaqesi te jesh pjese e kombtares dhe te perfaqesoj ngjyrat kuq e zi dhe besoj se do te jap me te miren per ekipin kombetar.

– Cilat jane synimet tuaja dhe ku e shikoni te ardhmen tuaj?

Synimet e mia jane vetem te punoj dhe nje dite te jem titullar me ekipin e zemres sepse kjo eshte vertete dicka e bukur po qe edhe te jem pjese e kombetares.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI