Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Kukësit dhe Partizanit. Tedi Cara është goditur me sende të forta nga tifozët, duke u larguar me plagë të konsiderueshme drejt spitalit.

Klubi i Kukësit ka reaguar pak më parë për këtë episode, të cilin e dënon ashpër dhe kërkon nga forcat e polisicë të japin ndëshkimin e merituar për autorin. Gjithashtu klubi verilindor i kërkon falje publike Tedi Carës dhe Partizanit për atë çfarë ndodhi në fushë.

“FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në “Kukës Arena”, aty ku tifozët tonë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit.

Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikëpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije.

Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti”, ka reaguar zyra për shtyp Futboll Klub Kukësi.