Vendimi i Cristiano Ronaldos për të lënë Real Madridin për Juventusin duhet të vlerësohet. Kështu thotë Andre Villas-Boas, ndërsa mbështeti yllin portugez për të fituar “Topin e Artë”.

Në fakt, mësohet se Lionel Messi pritet ta fitiojë çmimin në fjalë këtë vit, duke vendosur rekord me gjashtë tyë tillë, një më shumë se CR7. 

Villas-Boas mbështet patriotin e vet, megjithëse i etiketoi Ronaldo dhe Messi si jashtëtokësorë: “Eshtë e vështirë të zgjedhësh mes tyre. Unë jam portugez, kështu që mbështes më shumë Ronaldon.

Cristiano ndërmori një rrezik, duke lënë skuadrën më të mirë në botë, me më shumë tituj të fituar në glob. Ai lloj rreziku duhet të vlerësohet. Të luash në Itali dhe të shënosh gola është e vështirë.

Messi është ende në klubin e tij, Barcelona, një klub i madh. Ai është në gjendje të bëjë ndryshimin. Por, unë jam më shumë për Cristiano, sepse jam portugez. Të dy janë të jashtëzakonshëm, është e vështirë të zgjedhësh.

“Topi i Artë” është kthyer në një kompeticion midis tyre. Të kesh këta dy lojtarë në të njëjtën gjeneratë dhe t’i shikosh duke luajtur është absolutisht e jashtëzakonshme. Ata janë jashtëtokësorë”./telesport/