“Ata po vijnë, më në fund po vijnë. Kam një parandjenjë që Manchester United po kthehet për titullin”, kështu u shpreh Guardiola pak kohë më parë. Fjalët e tij rezultojnë shumë të drejta, pasi Manchester United ka mundur Manchester City me shifrat 2-1.

Goli i parë u shënua nga Grealish, por Fernandes dhe Rashford përmbysën rezultatin.

Me këtë fitore Arsenali ka mundësinë për t’u shkëputur me tepër në krye pasi ka 5 pikë më shumë se Manchester City dhe një ndeshje më tepër për të luajtur.

Ndërkohë Manchester United renditet në vendin e tretë me një pikë më pak se “qytetarët” e Guardiolës.