Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka firmosur rinovimin e kontratës me skuadrën e Atalantës.

Palët kanë gjetur marëveshjen mes tyre, me Gjimshitin që do të mbajë veshur fanellën “bergamaske” edhe për 4 vitet e ardhshme, me klubin italian që ka “blinduar” mbrojtjen, teksa nuk bëhet e ditur se sa do jetë paga e lojtarit pas këtij rinovimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi shqiptar nëpëmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam vazhduar kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem shumë momente të tjera të suksesshme me këtë klub”, janë fjalët e para të Gjimshitit pas rinovimit të kontratës.

Kujtomë se mbrojtësi i kombëtares është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Gasperinit, teksa paraqitjet e treguara nga lojtari kanë ndihmuar Atalantën edhe në marrjen e rezultateve pozitive.