Është luajtur sot java e 11-të e kampionatit të futbollit të femrave, që përkon edhe me ndeshjet e para të fazës së dytë. Kështu, skuadra e Atletik Club ka marrë një fitore të thellë duke mposhtur Skëndërbeun.

Vajzat shkodrane mundën në transfertë skuadrën korçare me shifrat 1-6, duke e dominuar takimin, me Iris Armokun, e cila hapi serinë e golave, teksa shënoi katër gola dhe për të vijuar më tej me golin e Markaj.

Ndërkaq, në minutën e 90-të, vajzat shkodrane shënojnë edhe golin e gjashtë, me anë të Krasniqit, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-6 dhe duke siguruar kështu një fitore të rëndësishme.

Duket se ky ekip deshiron ta thote me mire fjalen e tij ne kete pjese te dyte te kampionatit, megjithate perberja qe ai ka kuptohet qe nuk i jep shume shprese per te qene ne vendet e para te tabeles se renditjes.
Maringlen ZHIVANI