“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite me serioze dhe me te mira qe ekzistojne ne Zonen e Shkodres. Ajo funksionon mbi baza te qarta pune ku fokusi mbi te gjitha eshte tek moshat e vogla dhe me e veçanta eshte se perpos punes ne stervitje, drejtuesit e saj kujdesen edhe per zhvillimin e aktiviteteve te tjera jashte futbollit.
Keshtu po ndodh edhe gjate kesaj vere, ku perpos punes ne stervitje qe do te vazhdoje rregullisht pa nderprerje edhe gjate kesaj periudhe, stafi i trajnereve kujdeset edhe per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme natyrore si ne Theth, Velipoje, Prekal etj.
Natyrisht qe te tilla aktivitete kane krijuar nje klime shume pozitive tek te gjithe futbollistet te cilet kalojne me shume ore me njeri- tjetrin dhe kjo eshte shume pozitive.
Tek “Atletik” gjithmone shprehja qe perdoret me shume eshte se kjo Akademi funksionon si nje familje. Dhe per te qene nje “familje” te tilla aktivitete jane mese te domosdoshme. Nje parim pune ky qe jo me kot e ben te veçante kete Akademi, ndryshe nga shume te tjera qe funksionojne aktualisht ne Shkoder dhe rrethinat e saj./SHKODRA-SPORT.COM/