Gjashte vite e gjysem me pare ne Shkoder e pat pesuar keq nga ngjarjet e ndodhur ne stadiumin “Loro Boriçi’ ne perfundim te ndeshjes Vllaznia- Tirana.

Alban Rexha, ish- futbollisti i Tiranes dhe tifozi i thekur i kesaj skuadre, gjithsesi duket se nuk “i ka mbajtur meri” shkodraneve dhe ditet e fundit ka befasuar me nje thenie ne media.

Gjate nje interviste te dhene per emisionin “Shqiperia Live”, i pyetur per derbin Tirana- Partizani, ne fakt ai e ka injoruar kete ndeshje duke thene: “Derbi i Shqipërisë nuk quhet Partizani-Tirana, por Vllaznia-Tirana. Ky është derbi i Shqipërisë”.

Ne fakt ka te drejte sepse Vllaznia- Tirana eshte “derbi”, eshte “klasikja” e futbollit shqiptar. Ajo eshte ndeshja qe eshte vleresuar gjithmone, pavaresisht se shumekush kerkon te “ngjise ne kateder” ballafaqimin e bardhebluve me Partizanin.

Por jo. Kur e thote edhe nje tifoz i thekur i Tiranes si Alban Rexha se nje ndeshje mund te konsiderohet “derbi i Shqiperise”, ajo Vllaznia- Tirana, duhet t’i besojme./SHKODRA-SPORT.COM/