Atletik Club ka luajtur ndeshjen e fundit te ketij kampionati ndaj Partizanit, qe u mbyll me suksesin 0-2 te vajzave kryeqytetase. Nje sfide qe ishte vertete emocionouese, qe pavaresisht tre pikeshit per Partizanin, krijoi mjaft veshtiresi per ta arritur kete rezultat.

Ne minuten e 22-te, ishin kryeqytetaset ato, te cilat kaluan ne avantazh, me Locin qe realizoi golin e pare per Partizanin. Pjesa e pare u mbyll me kete rezultat, 0-1 ne favor te Partizanit.

Me nisjen e fraksionit te dyte te lojes, nuk pati gol deri ne minuten e 85-te, teksa atehere Koka dyfishoi shifrat ne 0-2 ne favor te Partizanit, qe e mbylli kampionatin me nje tjeter tre pikesh.

Ekipi Atletik Club i femrave per momentin eshte ne vendin e shtate ne renditje, me 22 pike ne tabelen e klasifikimit dhe do te kerkoje te ngjitet ne te gjashtin pasi ka per te luajtur edhe nje ndeshje te prapambetur me ekipin e Kinostudios.
Maringlen ZHIVANI