Prej disa javësh Vllaznia e futbollit po lumturon tifozët e saj në katër anët e botës. Janë me qindra ata që shprehin entuziazmin, kënaqësinë e madje lumturinë për rezultatet fantastike të kuqebluve.

E kjo po kthehet në një “epidemi” të cilët nuk i shpëtojnë dot as ata që jetojnë mijëra kilometra larg Shkodrës e Vllaznisë.

Pas fitores shumë të rëndësishme me Kukësin, nuk kanë munguar reagimet publike në rrjtetet sociale. Sot kemi përzgjedhur bashkëqytetaren tonë, Falma Fshazi, e cila një periudhë ishte edhe këshilltare e kryeministrit Rama.

Prej shumë vitesh tashmë, Fshazi jeton jashtë Shqipërisë, por duket se është ndjekëse e rregullt e zhvillimeve në vendlindje por edhe për Vllazninë e futbollit. Për të shprehur optimizmin dhe kënaqësinë e saj, Fshazi është rikthyer në fëmijëri, duke përdorur një shprehje të famshme në Shkodrën tonë:

“shprehje fminie: ” Attenzione attenzione sot Vllaznia del kampione” -))) 🤞✌️🤞”, shkruan Falma Fshazi, pa harruar të vendosë dy gishtat lart- shenjë e fitores por edhe gishtat e kryqëzuar për të larguar “synin e keq”. /ShkodraWeb/