Nga qershori i vitit 2022, pra me pak se nje vit, Auron Miloti eshte emeruar drejtor sportiv i Vllaznise, teksa prej me shume se pese vitesh ai ka qene ne Austri, duke provuar eksperienca te ndryshme si trajner moshash dhe menaxher futbolli.

Se fundmi, ne detyren e drejtorit sportiv te Vllaznise, ai ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel, aty ku Miloti u pergjigj pyetjeve te bera nga paneli. Ai tha se edhe nese nuk do te kete largime, Vllaznia do te kerkoje te afroje me patjeter nje sulmues ne merkaton e janarit.

Poashtu, Miloti u shpreh se performancat e ekipit kuqeblu ne vitin 2022 nuk ishin ato qe priteshin, ndersa theksoi se ne janar nuk eshte aspak e lehte te besh nje “bingo”.

“Viti 2022 nuk ishte ai qe ne prisnim, por kampionati eshte i gjate dhe pritshmerite tona jane ne fund te sezonit. Ne jemi ne merkato, kemi qene gjithe sezonin duke pare futbolliste, por nuk eshte e lehte ne janar te besh nje “bingo”.

As qe diskutohet se ne po punojme ne drejtim te merkatos. Ne po punojme per te bere zgjidhjen e duhur, e cila eshte shume e veshtire. Jemi ne bisedime dhe shpresojme. Nuk eshte e lehte, sepse futbollistet e mire merren ne vere.

Ne jemi duke punuar per te sjelle nje futbollist sulmues. Ne synimet tona i kemi per nje sulmues. Ne jemi ne bisedime me futbolliste te ndryshem dhe me pothuajse gjithe emrat qe jane lakuar neper media kete periudhe.

Ne jemi ne bisedime me nje futbollist sulmues dhe po e perseris qe edhe po nuk pati largime, Vllaznia do te kerkoje te afroje nje sulmues me patjeter ne kete merkato te janarit”,-tha gjate prononcimit te tij, drejtori sportiv i Vllaznise, Auron Miloti.
Maringlen ZHIVANI