Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për timonierin e ri të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.Dede e quan si inteligjente lëvizjen për të marrë trajnerin brazilian, ndërsa shtoi se ai mund të sjellë diçka ndryshe në ekip.

Referuar eksperiencës së Sylvinho, Dede kujtoi se edhe Arteta ndihmës ishte deri para dy vitesh, por tani po mahnit në Angli me Arsenalin.

Për mua ka rëndësi, që po vjen një njeri, që karrierën si lojtar e ka pasur të mirë. Ka 14 trofe të fituara. Ka punuar me emra të mëdhenj të futbollit Botëror. Arteta ndihmës ka qenë deri para dy vitesh, por po i mahnit të gjithë në Premier League. Të presim dhe të shohim. Ne shpresojmë që lojtarët të na rriten sa më shpejt dhe të bëhen të rëndësishëm në skuadrat e tyre.

Trajneri brazilian, mund të krijojë një kimi ndryshe, për tu rritur grupi. Fitojnë bashkë, por edhe humbin bashkë. Do sjellë një eksperiencë të re dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se do sjellë më shumë alegri. Mund të sjellë diçka të bukur për grupin. Lëvizja për trajnerin është shumë inteligjente.