Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAuron Miloti nis zyrtarisht punën si trajner te Vllaznia

Auron Miloti nis zyrtarisht punën si trajner te Vllaznia

Pas eksperiences disavjeçare si trajner ne Austri, fillimisht me nje ekip 18 vjeçaresh e me pas me ekipin e te rriturve te SV Felderkirchen, Auron Miloti nga sot ka nisur zyrtarisht punen si trajner edhe tek Vllaznia.

Ai do te mbaje postin e ndihmesit te Elvis Plorit ne pankinen kuqeblu dhe natyrisht qe pervojen e fituar ne futbollin austriak, do te mundohet ta adaptoje tek skuadra e qytetit te tij te lindjes ku dhe filloi futbollin.

Miloti kishte munguar ne seancen e djeshme ngaqe ndodhej ne Kosove per arsye personale dhe emerimi i tij i erdhi disi i papritur, ndersa sot ka qene perkrah Plorit ne stervitjen e zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Kuptohet qe ata sebashku do te mundohen te bejne me te miren per Vllaznine, duke e nxjerre nga situata ku ndodhet pas largimit te trajnerit Brdariç.

Prova e tyre e pare do te jete te shtunen ne Rrogozhine ndaj Egnatias, nje sfide shume e veshtire, per me teper qe skuadra shkodrane do te kete disa mungesa te rendesishme ne formacion./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments