Mesfushori 18-vjeçar shqiptar, Gjergji Kote, prezantohet te skuadra e NK Mladost Dralov.
Ky është një hap i madh për ish-talentin e Skënderbeut, i cili ka spikatur në akademinë e klubit korçar dhe gjithashtu te akademia Internacional Tiranës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kroat me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen 18-vjeçarit, i cili do të aktivizohet me skuadrën U-19.