Besëlidhja nuk ja doli të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar sezonin e kaluar dhe trajneri Bruka kërkoi rifreskim të skuadrës dhe presidenti i klubit, Gjok Noka, ja plotësoi dëshirën teknikut.
Në një intervistë për shtyp trajneri i dërgon një mesazh stafit dhe lojtarëve për objektivat e sezonit të ri,
Noka deklaron, “Nuk jam kursyer këtë merkato ndaj dhe dua rezultate. 14 futbollistë të rinj janë afruar në ekip pas kërkesës së trajnerit dhe tani i mbetet stafit teknik t’i menaxhojë ato. Besëlidhja nuk ka objektiv tjetër përveç ngjitjes në Superiore”
Besëlidhja përgatitet për ndeshjen hapëse të kampionatit teksa luan jashtë përballë Turbinës ditën e nesërme në orën 15:00./newsport/