Superiorja do të kthehet me javën e 26-të, pikërisht në dy ditët e fundit të këtij muaji. Është një calendar i pazakontë, duke qenë se katër ndeshje janë rezervuar në një ditë.
Fillimisht Vllaznia mat forcat me Tiranën. Ky takim është vendosur të luhet të premten, prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Më pas për të shtunën, më 28 shkurt, janë rezervuar pjesa tjetër e ndeshjeve. Vora përballet me Dinamon në orën 13:30. Prej orës 16:30 do të nisin dy ndeshje.
Partizani përballet me Egnatian, që është edhe një nga ndeshjet më interesante të viteve të fundit. Elbasani ndërkohë do të jetë duke matur forcat me Bylisin.Java do të mbyllet me ndeshjen Teuta-Flamurtari. Kjo përballje delikate është rezervuar prej orës 19:30.
AXHENDA E JAVËS 26
27 shkurt(e premte)
Vllaznia – Tirana, ora 19:00
28 shkurt(e shtunë)
Vora – Dinamo, ora 13:30
Partizani – Egnatia, ora 16:30
Elbasani – Bylis, ora 16:30
Teuta – Flamurtari, ora 19:30


