Bayer Leverkusen i Xabi Alonso-s është zbulimi i vërtetë i këtij sezoni. Trajneri spanjoll, qe duket se i eshte premtuar Real Madridit duke nisur nga qershori i ardhshem pasi Ancelotti te largohet, po bën një punë të pabesueshme dhe e ka shndërruar skuadrën e tij në një makinë që për momentin duket e pandalshme…

Deri më sot, Leverkusen ka luajtur 15 ndeshje nga të cilat 14 janë fituar dhe 1 eshte barazuar. Te paret në Bundesligë dhe në grupin e tyre në Europa League, ata kane shënuar 50 gola dhe kane pesuar vetëm 14.

Sonte, ne Kupen e Gjermanise, skuadra e Alonsos fitoi ne fushen e Sadhausen me rezultatin 2-5 dhe w gola u shenuan nga Amine Adli, nje nga Holzek, nje nga Palacios dhe nje nga Tah.

Nderkohe, po diten e sotme ne Kupen e Gjermanise, ka qene Dortmund ai qe ka eliminuar jo pa vuajtur ekipin e Hoffenheim me golin e Marco Reus. Paderborn ka eliminuar Freiburg./telesport/