Katër futbollistet amerikanë të ardhura së fundmi bashkë edhe me malazezen Vuliç, I kanë dhënë tjetër forcë ekipit të Vllaznisë në futboll për femra vetëm pak ditë përpara pjesmarrjes në Ligën e Kampioneve të Europës.

Kjo gje u pa edhe sot ne miqesoren e zhvilluar ndaj kampiones se Kosoves, ekipit te Mitrovices me te cilen fitoi 3-1 ne takimin e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia ka marre forme tjeter dhe pritet qe paraqitja e saj te jete e mire ne kompeticionin e rendesishem europian.

Kështu mendon edhe njëra nga titullarët e këtij ekipi, njëkohësisht edhe anëtare e ekipit tonë kombëtar Arbiona Bajraktari. Në një prononcim të dhënë për mediat, ajo tashmë shprehet optimiste për një kualifikim të mundshëm të Vllaznisë për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

“Me lojtaret qe kane ardhur ditet e fundit Vllaznia eshte forcuar shume dhe besoj se kjo do te shihet edhe ne ndeshjet e Liges se Kampioneve ku do te marrim pjese. Ekipi duket ne forme shume te mire sportive dhe prandaj besojme tek kualifikimi. I jemi afruar shume dy vitet e fundit por duket se ka ardhur momenti per ta kaluar tashme turin”- ka thene ajo.

Bajrakatari është një nga pikat më të forta të ekipit shkodran dhe padyshim që do të japë kontributin e saj për arritjen e këtij objektivi megjithatë ajo e vetme nuk mjafton. Skuadra duhet të luajë në unison dhe atë që se arriti dot në dy sezonet e kaluara, do të tentojë ta arrijë sivjet në ndeshjet që do të luhen në Lituani në datat 7 deri më 14 gusht.
www.shkodrasport.com