HomeFUTBOLLBallkani për të firmosur kualifikimin, Daja luan vetëm për formalitet

Ballkani për të firmosur kualifikimin, Daja luan vetëm për formalitet

Ballkani është skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në Conference League ditën e sotme.

Sfida do të fillojë në orën 20:00, me të besuarit e Ilir Dajës që në sfidën e sotme luajnë për të firmosur kualifikimin, pasi ndeshja me parë mes Ballkanit dhe La Fioritës ka përfunduar 4-0.

Në Prishtinë Ilir Daja do të përpiqet të thellojë edhe më tepër shifrat ndaj modestëve nga San Marino që futbollin më tepër e ndjekin si pasion se sa karrierë personale.

Këtë e vërteton fakti se katër prej futbollistëve të skuadrës nuk do të jenë në Kosovë për shkak se kanë angazhime të tjera në profesionet ku punojnë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments