Kastrioti ka vijuar përgatitjet me intensitet të lartë dhe për t’iu shmangur temperaturave të larta seancat janë zhvilluar në orët e pasdites.

Ndonëse ende nuk ka ardhur firma, portieri Livio Malaj mund të konsiderohet lojtari më i ri i skuadrës, pasi prova disajavore duket se është kaluar me sukses.

Krutanët gjithashtu së fundmi duket se kanë dhënë miratimin edhe për Franc Marinajn, i cili i është bashkuar skuadrës disa ditë më parë, por ende nuk ka firmosur.

Gjithashtu, nga Kastrioti pretendohet që edhe mesfushori Henri Okebugu është pjesë e skuadrës, pasi ka edhe një vit kontratë, por mesfushori çuditërisht disa javë më parë pati njoftuar largimin nga skuadra. Krutanët kanë planifikuar disa teste miqësore gjatë ditëve në vazhdim dhe po kërkojnë një kundërshtar nga elita të paktën për testin e së shtunës.