Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Kukesit e cila po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi. Nje 45 minutesh me i mire per shkodranet qe shfaqin me shume deshire per ta fituar ndeshjen.

Ne minuten e peste nje rast shume i mire per Vllaznine qe eshte pranë golit. Goditje shumë e bukur e Sidorenkos nga jashtë zonë, përgjigje e mirë nga ana e portierit të Kukësit.

Me kalimin e minutave edhe Kukesi hedh syte nga porta e Vllaznise nderkohe qe i mungojne rastet. Vendasit sakaq jane me kembengules dhe shihen shpesh ne gjysmefushen kukesiane.

Ne minuten e 27-te Gilman Lika lëviz bukur dhe rrëzohet në zonë, protesta të forta nga shkodranët por arbitri Alla vazhdon lojen dhe keshillon kapitenin shkodran per simulim.

Ne minuten e 42-te nje aksion i bukur i kuqebluve, Junior ul topin per Zogajn ne hyrje te zones por gjuajtja e tij perfundon mbi traverse. Perfundimisht 0-0 ne fund te pjeses se pare.

VLLAZNIA- KUKESI 0-0

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Zogaj, Krymi, Marku, Sidorenko, Zhunior, Lika. Trajner: Hysen Dedja.

KUKËSI: Avdyli, Musta, Lulaj, Teqja, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Et’hemi, Kuper. Trajner: Orges Shehi.

Arbiter: Laver Alla (Lushnje)